Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj

17:03 | 15 Qershor 2024
bankat-thyejne-rekord/-58-milione-e-fitim-te-paster-per-4-muaj

Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara, kryesisht nga normat e larta të interesit në kredi dhe nga shërbimet.

Për periudhën janar-prill 2024 bankat komerciale kanë fituar hiç më pak se 58 milionë euro neto, fitim ky më i larti që nga paslufta e këndej, raporton portali “FrontOnline”.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës vlera e përgjithshme e kredive ka shkuar mbi 5.1 miliardë euro, një rritje vjetore prej 12.7 %.

Sipas BQK-së norma mesatare e interesit në kredi ka shkuar në 6.1%, një rritje e theksuar e interesit në krahasim me vitin e kaluar.

/Front Online/

Komento: