Banorët e Dumnicës në protestë, kërkojnë që fshati të hiqet nga karantina – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Banorët e Dumnicës në protestë, kërkojnë që fshati të hiqet nga karantina

16:48 | 02 Prill 2020

Banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës kanë sot në hyrje të fshatit, kërkesa e tyre ishte që fshati të hiqet nga karantina.

Banorët kanë protestuar që të hiqen nga karantina dhe të lirohet rruga Dumnicë – Podujevë, pasi që më nuk ka raste të konfirmuara me COVID-19.

Vendimi që Dumnica e Poshtme, Dumnica e Epërme dhe Llausha, të futen në karantinë është bërë me 15 mars, pasi një person fillimisht ishte konfirmuar me virusin korona. Personi i parë i prekur më këtë virus kishte ardhur nga Italia, ndërsa ditë më vonë u konfirmuan edhe dy familjarë të tij të prekur me koronavirus.

Banorët e këtyre fshatrave vazhdimisht janë ankuar se nga karantina vetëm për krijohet panik. Ata janë ankuar se nuk po u lejohet të dalin edhe për raste emergjente.

Banorët e këtij fshati përdornin rrugë alternative për t’u furnizuar me barna dhe gjëra elementare, gjersa kanë fajësuar disa herë komunarët për mosndihmesë.

Edhe autoritetet komunale kanë kërkuar nga Qeveria që të tri fshatrat e Podujevës të hiqen nga karantina.

Komento: