Banorët e fshatit Caravik bllokojnë autostradën Pejë-Prishtinë, protestojnë për rrymën e dobët

13:14 | 05 Janar 2020

Banorët e fshatit Carovik të Klinës po protestojnë për rrymën e dobër.

Ata kanë bllokuar për rreth një orë autostradën Pejë-Prishtinë.

Arsyeja e protestës ka ardhur në shenjë pakënaqësie për energjinë elektrike, e cila në këtë fshat është shumë e dobët, raporton lajmi.

Banorët e këtij fshati kanë marrë mbështetje edhe nga banorët e Kijevës dhe Mleqanit.

Organizatorët t protestës Florim Mehmetaj dhe Agim Nuraj i kanë thënë lajmi.net se protesta nuk do të ndalet deri sa të ju premtohet në zgjidhje e problemit.

Policia ishte në vendin e ngjarjes gjatë protestës në autostradën Pejë-Prishtinë.

Komento: