Banorët e Hanit të Elezit rrëfejnë momentet e para të çlirimit në qershor të 1999

20:25 | 11 June 2019

Është qershori i vitit 1999 në Kosovën e çliruar. Shqiptarët e përzënë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit kishin filluar kthimin në atdhe Rrugën e kthimit për në Kosovë e ndoqën edhe refugjatët që ishin strehuar në kampet e Stankovecit e Bllacës.

Pranë autobusëve shënonin emrat e tyre e të familjarëve.

Të tjerët ndanin kujtimet e luftës për mediat ndërkombëtare.

Ani pse të lodhur, e të kequshqyer nëpër kampet në Maqedoni, fytyrat e tyre ishin të buzëqeshura.

Ata po ktheheshin në vendlindje.

E më të vegjlit nuk iu besonin syve çfarë shihnin.

Se do të kthehej një ditë përsëri në Kosovë, nuk e besonte as Shaban Beçaj nga Laçi i Hanit të Elezit.

20 vite më parë, Beçaj thotë të jetë ndjerë i lumtur për kthimin në vendin e lindjes.

Se ishte ndjenjë e mrekullueshme futja në atdheun e cliruar e thotë edhe Genc Reçi nga Hani i Elezit.

Ai tregon se si e gjeti qytetin e tij pas luftës.

Ani pse u kthyen në Kosovën e cliruar, banorët e Hanit të Elezit e kishin një frikë.

Tani kur nga clrimi janw mbushur plot 20 vjet, nw Kosovw gjithcka duket dhe frymon ndyrshe.

Komento: