
Mbeturinat po vazhdojnë të jenë problem i madh për banorët e Fushë Kosovës.
Banorët e lagjes ‘’Britania Homes’’ ankohen për mbeturinat, fajësojnë Komunën dhe kompanitë e ndërtimit.
Nuk ka shumë kohë që ky kompleks është ndërtuar në Fushë Kosovë.
E për ambientin këtu në “Britania Homes” vazhdimisht kujdesen kompanitë e pastrimit, së bashku me banorët.
Por, një pamje krejt ndryshe është në hyrje të kompleksit.
E gjithë kjo parcelë është i mbushur me mbeturina.
E kjo gjë po i pengon banorëve të cilët kalojnë vazhdimisht këtu.
Madje, ata thonë se kjo pjesë është në këtë gjendje që nga koha kur janë ndërtuar këto ndërtesa.
E kjo pamje e pakëndshme, u vu re edhe nga mysafirët që erdhën këndej pari.
Qazim Krasniqi, banor i kësaj lagje mohon se banorët e kanë sjellur këtë vend në këtë gjendje.
Madje ai thotë se ata janë shumë të kujdesshëm por komuna nuk po e kryen punën sicc duhet.
Ndërkaq nënkryetari i Komunës, Fadil Krasniqi shprehet se nuk është i sigurt që në Komunë kanë ndonjë informacion në lidhje me këtë problem.
Por, ai premtoi se do ta shqyrtojnë këtë ankesë të banorëve, dhe nëse është e nevojshme do të intervenojnë aty.
E për më shumë informacione, T7 ka provuar të flasë edhe me zyrtarë të tjerë komunalë por ata janë arsyetuar se është ditë pushimi.
Ndryshe derisa të gjendet një zgjidhje, banorë të shumtë frekuentojnë ketë pjesë të qytezës së Fushë Kosovës.