Banorët e Koliqit në protestë, për shkak të mungesës së rrymës

09:26 | 18 Janar 2026
Banorët e Koliqit në protestë, për shkak të mungesës së rrymës

Ditëve të fundit, qytetarët në Kosovë janë përballur me mungesë të energjisë elektrike. Ndërprerjet e shpeshta të rrymës, kanë ngjallur reagime të ashpra.

Si pasojë e kësaj, banorët e fshatit Koliq të Prishtinës, sot me fillim nga ora 14:00 do të organizojnë protestë paqësore te Trafoja e fshatit.

Qëllimi i kësaj proteste do të jetë shprehja e pakënaqësisë lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Komento: