Banorët e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e veriut në hall të madh me rrugën e pakalueshme

08:30 | 13 Maj 2026
banoret-e-kroit-te-vitakut-ne-mitrovicen-e-veriut-ne-hall-te-madh-me-rrugen-e-pakalueshme

Qytetarët e Kroit të Vitakut kanë paraqitur ankesa në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” në lidhje me rrugën e paasfaltuar në këtë vend.

Banori i këtij vendi ka treguar se qe 3 vite kjo rrugë ka mbetur e paasfaltuar edhe pas premtimit se do të rregullohet.

Përveq rrugës banorët e lagjes Kroit të Vitakut në Mitrovicën e veriut ankohen edhe për faturën e lartë të energjisë elektrike dhe për mbeturinat e shumta, raporton Gazeta10.

“Kanë ardh e kanë bërë matjen, ata kanë thënë se do të rregullohet por që ka mbetur kështu që 3 vite, shikoni mbeturinat askush nuk merret me këto, përveq këtyre ankesave është edhe fatura e rrymës që po më vjen mbi 400 euro, i kam thirrë disa herë me ardh me rregullu por që nuk është marrë askush me këtë punë”, tha banori nga Mitrovica e Veriut.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Komento: