Banorët e Kukësit po furnizohen me derivate në Kosovës.
Pas shtrenjtimit të çmimit të naftës ditëve të fundit, është vërejtur se banorët e Kukësit nga Shqipëria po furnizohen me derivate në Kosova.
Madje në Prizren, Klan Kosova ka takuar disa qytetarë të Shqipërisë që këtë të diel i thanë televizionit se në krahasim me shtetin shqiptar në Kosovë litri kushton goxha më lirë.
Të tjerë, apeluan nga qeveria shqiptare që të marrë masa për uljen e çmimeve pasi sipas tyre, qytetarët po detyrohen të dalin nëpër shtetet fqinje për t’u furnizuar me derivate.