Banorët e Magurës së Lipjanit në hall me emigrantët nga Maroku dhe Algjeria

21:31 | 04 August 2021

Mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e Sadik Kadriut në Magure të Lipjanit një azilkërkues hyri brenda deri në dhomën e ndenjës.

Ai me veti kishte një thikë dhe kërkoi para nga gruaja dhe vajza e tij.

Këtë hall me këta azilkërkues banorët e Magures e kanë tash e një vit. Ata thonë se kërkesa dhe ankesa kanë bërë pothuajse në të gjitha institucionet derisa të mërkurën me një shkresë të re dhe peticion iu drejtuan Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga qendra e azilkërkuesve për Klan Kosova thanë se personat problematikë janë shtetas marokenë dhe algjerianë.

Komento: