Banorët e një rruge në Fushë Kosovë ankohen për kundërmim

23:23 | 14 Shtator 2024
banoret-e-nje-rruge-ne-fushe-kosove-ankohen-per-kundermim

Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në këtë rrugë.

E Komuna premton se kjo hapësirë do të pastrohet shpejt. Për shkak të mbeturinave edhe numri i qenve endacakë është i madh.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Ardit Sekiraça, përmes telefonit i tha RTK-së se hapësira në fjalë është një pikë grumbulluese e rregullt e mbeturinave, mirëpo sipas tij, për shkak të punimeve në rrugë, ekipet e Kompanisë “Pastrimi” në Fushë Kosovë, nuk po arrijnë që t’i largojnë ato.

Por, ai premton se kjo hapësirë do të pastrohet shpejt dhe do të evitohet ky problem.

Komento: