Banorët e Shipolit pa ujë nga dje, KRU “Mitrovica”: Po punojmë intensivisht

10:18 | 05 Gusht 2024
banoret-e-shipolit-pa-uje-nga-dje,-kru-“mitrovica”:-po-punojme-intensivisht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se janë duke punuar për rikthimin e ujit të pijshëm në fshatin Shipol.

Ndërprerja ka ndodhur nga dje, teksa KRU “Mitrovica” ka thënë se po punojnë intensivisht.

“Ju njoftojmë se ekipet e KESCO-s së bashku me ekipet e ujësjellësit janë duke punuar intensivisht në rikthimin e furnizimit me energji të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol, i cili qysh nga ora 21:20 e mbrëmjes së djeshme nuk është duke operuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: