Banorët “Matit 1” telashe me mungesë të ujit, ankohen se ujësjellësi s’po u bën zgjidhje

21:08 | 13 October 2024
banoret-“matit-1”-telashe-me-mungese-te-ujit,-ankohen-se-ujesjellesi-s’po-u-ben-zgjidhje

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit.

Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet e ujit po u ndodhin tash e disa ditë nga ora 14:00.

Ata gjithashtu janë ankuar se ujësjellësi nuk po u bën zgjidhje, e me të cilët Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë situatë.

Komento: