Banorët në ankth, përsëri lëkundje e fortë në Shqipëri

22:37 | 30 Nëntor 2019

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e forta të tokës.

Një tërmet prej 4.2 ballësh ka goditur para disa momentesh Shqipërinë.

Në dukje intensitet i ulës i goditjes, por këto lëkundja kanë shkaktuar panik të madh tek banorët në Durrës e Tiranë, shkruan lajmi.

Shumë nga ata që kanë përjetuar tërmetin, kanë shkruajtur menjëherë në aplikacionin me të dhënat nga Qendra Evropiane për Tërmetet, ku kanë shprehur frikën e tyre.

“Zoti na ruajt sa e frikshme”, “U ndje shume”, ishin disa nga komentet që u bënë aty.

Komento: