Banorët në Bërnicë i fshijnë mbishkrimet nacionaliste në serbisht

20:22 | 09 Gusht 2022

Bërnicë: Banorët i fshijnë mbishkrimet nacionaliste në serbisht.

Policia e Kosovës këto simbole të cilat i kishin hasur gjatë patrollimit i ka cilësuar si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

Në këto mure një ditë më parë kishte disa mbishkrime.

Përmbajtja e tyre gjatë së martës nuk dallohet, pasi që banorët e Bërnicës i kanë fshirë ato.

Kjo pasi që këto mbishkrime kishin përmbajtje nacionaliste serbe.

Me rastin i cili po cilësohet si nxitje e përçarjes dhe mos durimit, është marrë edhe Policia e Kosovës.

Gjurmë të tilla u panë edhe në muret e një shtëpie të pabanuar.

Të tilla dyshohet se janë vizatuar edhe në shenjat e komunikacionit.

Por i menjëhershëm ka qenë intervenimi i banorëve këtu.

Shumica u ngjyrosën me të zezë për të mos u dalluar se çfarë janë.

Këtu u pa edhe një detaj tjetër.

Banorët treguan se provokime të tilla ka herë pas here, por të cilat përfundojnë pa eskalim të situatës.

Megjithatë bënë të ditur se veprime të tilla vijnë kryesisht nga një grup i të rinjve.

Komento: