Banorët në hall me kanalizimin

22:11 | 24 Mars 2019

Banorët janë më hall me kanalizimim

Ujërat e zeza të këtyre shtëpive në Orllan të Podujevës, do të vazhdojnë të derdhen edhe më tutje në liqenin e Batllavës.

Projekti i cili po realizohet për trajtimin e ujërave të zeza nuk do ta zgjidhë problemin e banorëve për rrjetin e kanalizimit, raporton KTV.

40 përqind e shtëpive të këtij fshati nuk janë të kyçura në këtë rrjet të impiantit për ujëra të zeza.

Banorët ankohen se po përballen me kundërmim të rëndë të ujërave të zeza.

Madje, drejtues të organizatës joqeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, thonë se impianti është duke u ndërtuar tejet ngadalë.

Në Komunë arsyetohen se kanë qenë përgjegjës vetëm për sigurimin e parcelës ku do të ndërtohet impianti.

Ata thonë se janë lënë jashtë këtij projekti, e megjithatë, sipas tyre, do të shikojnë mundësitë që të gjitha shtëpitë të kyçen.

Implementuesit e projektit, i cili është i financuar nga shteti zviceran dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kanë thënë për televizionin se shkaku i mospërfshirjes së këtyre shtëpive në rrjetin e kanalizimit është se ato janë ndërtuar në zonën e mbrojtur.

Komento: