Banorëve të fshatit Llaushë të Skenderajt po ju rrezikohet jeta nga telat e rrymës.
Një shtyllë elektrike në Llaushë të Skenderajt, po mbahet nga telat. Por, nuk janë vetëm ato që po i mbajnë këta tela. Rolin e njëjtë po e kryejnë edhe pemët në këtë fshat. Kjo gjë po e rrezikon jetën e banorëve të lagjes Vojvoda.
E nga këputja e njërit tel të rrymës pësuan kafshët.
Bile kjo ngjarje, gati se ia morri jetën edhe djalit të tij.
Ai thotë që rastin e ka lajmëruar në KEDS, por këta të fundit i kanë kërkuar një dokument që e vërteton se lopa ka ngordhur nga kontakti me telat e rrymës.
Ndërsa, KEDS përmes një përgjigje me shkrim, ka thënë që këto problemet i kanë trashëguar nga koha kur Distribucioni ishte në pronësi publike.
Madje, ata kanë thënë se ishin pikërisht banorët e Llaushës ata që nuk lejuan të priten degët që e pengojnë këtë rrjet.
Ndërsa në komunën e Skenderajt, thonë se gjendja e rrjetit të KEDS’t, është shqetësuese edhe për ta.
Për shkak të sistemit të vjetër telat e rrymës janë kthyer në një problem për banorët në pjesë të ndryshme të Kosovës.