Shqipëria nuk po mund të gjejë qetësi nga tërmetet.
Një tërmet i fortë tronditi Shqipërinë pak më parë.
Nga të dhënat paraprake raportohet se tërmeti ishte i me magnitudë 4.50 i shkallës Richter me epiqendër Marikajn në Vorë.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët e pallateve të larta në Tiranë dhe Durrës, të cilëve iu është rikujtuar tmerri i 26 nëntorit.
Shumë prej banorëve kanë dalë tani nga shtëpitë nga frika i ndonjë goditjeje më të fortë.