
Komuna e Prishtinës është futur në karantinë pasi sot janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirus.
Ky numër ka çuar në 46 numrin e përgjithshëm në kryeqytet, përcjell ORAinfo.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ata banorë që gjenden jashtë Prishtinë kanë mundësinë të kthehen deri nesër në ora 17:00.
Njoftim i plotë:
Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!