Rruga e fshatit Dren, e cila të dërgon në Leposaviq raportohet se është bllokuar nga disa banorë serbë të kësaj zone.
Siç raporton nga vendi i ngjarjes gazetari Venhari Isufi për gazetën online Reporteri, kjo bllokadë e rrugës nga ana këtyre banorëve serbë vjen pasi në këtë fshat ka nisur ndërtimi i një baze të re kufitare të Policisë së Kosovës.
Për ndërtimin e saj, para pak muajsh Qeveria e Kosovës ka shpronësuar disa toka në veri te Kosovës.