Banorëve të Kievit u janë shpërndarë shumë armë automatike

17:30 | 26 February 2022

Qytetarët në Ukrainë po përgatiten për luftë.

Teksa forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së Kievit, autoritetet ukrainase thanë se u kanë shpërndarë qytetarëve mijëra armë.

Një total prej 25,000 armëve automatike si dhe 10 milionë fishekë janë shpërndarë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, përmes një videoje të publikuar të shtunën.

Ai po ashtu shtoi se edhe armë anti-tank janë shpërndarë.

“Kievi do ta mbrojë veten”, tha ai.

Monastyrsky tha se qytetarët po angazhohen vet që të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Komento: