Banori nga Vushtrria ankohet për rrugën: Fëmijët bien në gropa rrugës për në shkollë

08:05 | 10 Prill 2026
banori-nga-vushtrria-ankohet-per-rrugen:-femijet-bien-ne-gropa-rruges-per-ne-shkolle

Një banor i  fshatit Liqej të Vushtrrisë ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore në zonën ku jeton.

Në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal 10, ai tha se rruga është në gjendje të keqe dhe po rrezikon përditë banorët, sidomos fëmijët që shkojnë në shkollë.

“I kemi edhe fëmijët në shkollë që shpeshherë nisen për të shkuar dhe bien në gropa, pra detyrohen të kthehen nga rruga. Kam bërë ankesë, kam qenë tri ose katër herë te kryetari”, u shpreh ai.

Për më shumë adresime klikoni linkun në vijim:

Komento: