Baraliu: Asociacioni temë e ndjeshme, për atë nuk po e përmendin partitë në fushatë

09:38 | 16 January 2025
baraliu:-asociacioni-teme-e-ndjeshme,-per-ate-nuk-po-e-permendin-partite-ne-fushate


Analisti politik, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, e quan temë të ndjeshme dhe delikate diskutimin e Asociacionit në fushatën zgjedhore.

‘’Asociacioni është temë e ndjeshme, është tepër delikate dhe është fluide e rrëshqitshme’’ thotë ai.

Sipas tij, partitë politike që kanë udhëhequr Kosovën në çerek shekullin e fundit nuk kanë kurajo ta pranojnë Asociacionin sepse e dijnë se çka do të thotë ai.

‘’Edhe pse kanë premtuar ndryshe partitë politike nga përvoja një çerek shekulli, po thuajse e ushtrimit të demokracisë aq sa është në veprim, asnjë parti politike dhe as ata që kanë ushtruar marrëveshje nga 2013-ta, 2015-ta me radhë e deri tek kjo e Ohrit dhe Brukselit e as Qeveria Kurti, nuk kanë pasur kurajo sepse e dijnë mirë se çka do thotë Asociacioni, që ta pranojnë atë’’, deklaroi ai.

Sipas Baraliut, megjithatë Asociacioni do të diskutohet në ditët në vazhdim në studiot televizive.

‘’Është delikate dhe për këtë po i shmangën, ndonëse në debatet televizive në vazhdim, kjo gjë do të diskutohet’’ përfundoi ai.

 

Komento: