Baraliu: Shkarkimi i kryetarëve në veri bëhet nga asambletë komunale, e jo nga Qeveria

18:03 | 02 Gusht 2023
baraliu:-shkarkimi-i-kryetareve-ne-veri-behet-nga-asamblete-komunale,-e-jo-nga-qeveria


Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se shkarkimi bëhet nga asambletë komunale, e jo nga Qeveria

Ai tregon dy mënyra se si duhet ta lirojnë kryetarët shqiptarë pozitën në komunat veriore.

“Me dorëheqje ose shkarkim fillohet atje, e jo nga Qeveria, e pastaj kur ndodh procesi i dorëheqjeve fillojnë afatet ligjore të rrjedhin kushtetuese për presidenten e vendit e cila duhet minimum 30 ditë, maksimum 45 ditë, t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të parakohshme për ato katër komuna. Variacioni i dytë është në bazë të ligjit për qeverisje lokale që 20% e elektoratit të deklarohen përmes një peticioni drejt asamblesë komunale për dorëheqje, gjegjësisht shkarkim të kryetarit përkatës të asaj komune dhe kjo ka procedurë relativisht të komplikuar por që është e paraparë me ligj”, tregon Baraliu për Front Online.

Komento: