Barazimi i Kosovës ndaj Moldavisë, flet Challandes

23:42 | 03 September 2020

Bernard Challandes ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes kundër Moldavisë.

Trajneri Challandes ka folur përmes një video-konference, ku është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Më poshtë lajmi ua përcjell të gjitha të thënat e Challandes.

“Sigurisht nuk mund të jem i kënaqur. E nisëm mirë dhe luajtëm mirë në 10-15 minutat, por gjërat nuk ecën sipas planit sepse pësuam, dhe gjithçka shkoi jo në mënyrën më të mirë të mundshme. Në pjesën e dytë ishim dukshëm më të mirë. Luajtëm në krahë, ndjekëm strategjinë tonë, por nuk patëm shumë sukses dhe më pas luajtëm në qendër. Por, për mua nuk ka panik, jemi vetëm në fillim të edicionit të garave, duhet të bëjmë analizë por duke mos pasur parasysh rezultatin, por mënyrës se si luajtëm”, ka thënë fillimisht Challandes.

Çfarë nuk eci në ndeshjen e sotme? Milot Rashica i dobët. Po ashtu Vojvoda. Zëvendësime më të hershme?

“Nuk është kaq e lehtë. Kemi vetëm tri zëvendësime. Kemi disa lojtarë që janë në fillim të përgatitjeve dhe nuk është e lehtë të ndryshosh herët, pasi se dimë se sa mund të luajnë lojtarët që janë stërvitur vetëm një javë. Është e lehtë të thuash që Celina ishte i mirë. Ishte i mirë, por ne thomë tani”

Çfarë ndodhi me Rashicën, a kishte lëndim apo cila ishte arsyeja për zëvendësimin?

“Ai pësoi një lëndim të lehtë, nuk më duket i rëndë, por nuk e di, nuk jam doktor. Do të shohim cila është situata e tij, ai pranoi një faull dhe ndjeu diçka në gju. Nuk e dimë menjëherë cila është situata”.
“Ishte e qartë që duhej të ndryshonim. Nuk ishte e domosdoshme ta rrezikonim atë”.

Sistemi 4-2-3-1 – a mendon se mund të luanim me vetëm një mesfushor defensivë dhe Celina të startonte nga minuta e parë?

“Ishte e mundshme. Vetëm se duhet të shohësh situatën e secilit lojtarit. Ai nuk ka stërvitur shumë me klubin, ndoshta do të ndryshojë klubin sepse nuk është situatë e lehtë për të. Nuk është problem taktik. Ju kujtohet Franca si kampione? Shënonin dy herë ndaj kësaj skuadre, nga penalltia dhe gjuajtja e lirë, edhe pse kanë emra si Kylian Mbappe që është në mesin e më të mirëve. Nuk është e lehtë. Nëse thoni Moldavia nuk është skuadra më e mirë, por nuk është e lehtë të luash ndaj tyre. Duhet të kemi respekt. Kishim mundësitë, nuk ishim efikasë, por nuk duhet të kemi panik për sistemin”.

“Dhe mos harroni, luajmë dy ndeshje. Mendoj se disa lojtarë tani nuk mund të luajnë dy ndeshje me këtë intensitet. Ne duhet të qëndrojmë të qetë. Për mua, është gjë e keqe që mund të ndryshojmë vetëm tri herë gjatë ndeshjes”.

Gjashtë futbollistë me vetëm nga një stërvitje luajtën sonte, mendoj se u vërejt që ishin të lodhur. Pse nuk pati hapësira për Bernard Berishën dhe Atdhe Nuhiun?

“Nëse ftojmë lojtarë për këtë ndeshje. Gjashtë lojtarë luajnë vetëm në ndeshjen e parë, është e rëndësishme t’u japim minuta atyre. Nuk ka sens t’i ftojmë dhe të mos luajnë. E dini se është problemi me koronavirusin. Disa lojtarë kanë stërvitur një herë, disa kanë stërvitur VETËM një herë më shumë. Unë kam menduar për dy ndeshjet, pasi kemi dy ndeshje dhe jo vetëm një”.

Keni edhe një muaj për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore. Nëse luan kaq dobët dhe eliminohet, a jepni dorëheqje, përkundër kontratës?

“Absolutisht jo, ne jemi Kosova dhe ne nuk flasim vetëm për kualifikimin në Evropian, por për progresin. Kam besim në këtë skuadër. Nuk është problemi tek kontrata. Nuk ishte ndeshje e dobët, por rezultat i keq. Nuk është surprizë e madhe për mua. Ju nuk ishit në konferencë, thash pikërisht atë që ndodhi sonte. Do të qëndroj i qetë me skuadrën, do të punojmë dhe do të bëjmë më të mirën për ndeshjet e ardhshme.

Komento: