Celina u kërkon falje tifozëve.
Një nga lojtarët me paraqitjen më të mirë ndaj Danimarkës, Bersant Celina, ka komentuar barazimin e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’.
Kosova dhe Danimarka luajtën 2:2 në Prishtinë, në një përballje miqësore që dhuroi shumë emocione.
Celina që shënoi në këtë ndeshje për Kosovën, ka vlerësuar paraqitjen e ‘Dardanëve’.
Ylli i Manchester Cityt duke folur për ‘Supersport Kosovën’, u ka kërkuar falje tifozëve për barazimin ndaj Danimarkës.
Por, Celina ka shtuar se ndeshja ndaj Bullgarisë është më e rëndësishme për Kosovën.