
Zidane thotë se merituan më shumë.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Villarrealit.
Reali nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim të Villarreali, ndeshje që përfundoi me rezultat 1 – 1, përcjellë lajmi.
Tekniku francez e sheh këtë ndeshje si dy pikë të humbura dhe mendon se merituan fitore.
“Merituam shumë më shumë sonte. Kemi humbur dy pikë”.
“Lojtarët duhet përgëzuar për punën e bërë. Rezultati me shqetëson në krahasim me punën e tyre”, u shpreh ai.
Ndeshja e radhës për Realin është kundër Inter Milanit në Ligën e Kampionëve.