Barazimi ndaj Danimarkës, presidenti Thaçi reagon në këtë mënyrë

21:21 | 21 Mars 2019

Thaçi thotë se Kosova i dëshmoi Danimarkës se është fuqi ballkanike në fushën e gjelbër

Presidenti Hashim Thaçi sërish ka reaguar në fund të ndeshjes Kosovë-Danimarkë.

Presidenti tha se ishte paraqitje e mirë e djemve tanë.

‘’Një ekipi të madh botëror, siç është kombëtarja e Danimarkës, kombëtarja e Kosovës i dëshmoi që është fuqi ballkanike në fushën e gjelbër. Paraqitje tepër e mirë e djemve tanë. Përballë miqve danezë, edhe barazimi është rezultat i mirë. HTH’

Komento: