Barazimi në derbi, tifozët e Juventusit e “masakrojnë” Allegrin

14:05 | 19 Shkurt 2022

Tifozët e Juventusit e “gozhdojnë” Allegrin

Tifozët e Juventusi janë tepër të pakënaqur me Massimiliano Allegrin pas paraqitjes së dobët të skuadrës në barazimin 1:1 me Torinon në derbi lokal.

“Bianconerët” kaluan në epërsi të hershme falë një goditjeje me kokë Matthijs de Ligt, por ata nuk arritën të merrnin plotësisht kontrollin e ndeshjes, duke lejuar Torinon të arrijë barazimin, njoftojnë mediat italine, përcjell Demokracia.com.

Kjo përfundimisht erdhi në pjesën e dytë falë Andrea Belotti, dhe skuadra e Allegrit nuk arriti të gjente forcën ta kthente sërish avantazhin dhe kësisoj ndeshja u mbyll pa fitues.

Allegri është kritikuar shumë këtë sezon nga tifozët e Juventusit, me shumë që ankohen për stilin e tij mbrojtës.

Shumë tifozë të Juventusit kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale duke shprehur qëndrimin e tyre kundër trajnerit.

Klubi shpresonte se nënshkrimi i Dushan Vlahoviqit do t’i ndryshonte gjërat, por tani për tani asgjë nuk ka ndryshuar veçanërisht, me sulmuesin serb që duket kryesisht i papërfshirë gjatë derbit të djeshëm.

Ndeshja e radhës e Juventusit është kundër Villarrealit javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, para se të përballet me Empolin në ligë fundjavën e ardhshme.

Komento: