Barazimi në minutat e fundit, Pioli befason me deklaratën

08:10 | 14 Shkurt 2020

Milan dhe Juventus kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Ai ka thënë se është krenar me lojtarët e tij të cilët sipas tij, treguan një lujë fantastike.

“Jam krenar për lojtarët e mi. Ne po ofrojmë shfaqje të rëndësishme, edhe për sa i përket cilësisë. Ne kemi luajtur më mirë sesa një kundërshtar më i fortë”, ka thënë Pioli, përcjell ORAifno.

“Jam i lumtur me performancën, por ka keqardhje për rezultatin. Ishte për të ardhur keq, por kemi ende ndeshjen e kthimit në të cilën do të jemi në vështirësi sepse do të kemi disa mungesa”.

Ai ka folur edhe për penalltinë të cilën e konkretizojë në gol Ronaldo.

“Para kësaj kishte një faull të qartë për Ibrën i cili nuk ishte fishkëllyer. Ne ishim të dëmtuar”.

“Kështu shkoi, ne duhet të jemi më të fortë se këto gjëra. Në kthim do të na duhet një fat, do të na duhet një përpjekje e jashtëzakonshme. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të mendojmë menjëherë për kampionatin. Kemi luajtur dy ndeshje intensive, duhet të shohim sesi do të rikuperohemi Dëshirojmë të bëjmë mirë kundër Torinos dhe në kampionat”, ka thënë ndër të tjera trajneri i Milanit, Stefano Pioli. /ORAinfo/

Komento: