Barazon Reali, i shpëton humbjes së dytë në Ligën e Kampionëve

23:12 | 27 Tetor 2020

Real Madrid i shpëton humbjes së dytë në Ligën e Kampionëve.

13 herë kampionët e Evropës nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim në përballjen kundër Borussia Monchengladbach të zhvilluar të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Kjo ishte ndeshja e dytë pa fitore për Realin, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Shakhtar.

Të dy golat për vendasit e Monchengladbach i shënoi Marcus Thuram, për 2:0.

Realin nga humbja e shpëtuan golat e Karim Benzema dhe Casemiro, që shënuan në fund të ndeshjes për 2:2.

Në ndeshjen tjetër, Real Madrid në shtëpi pret Interin.

Komento: