Barça – Dembele, ndodh e papritura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barça – Dembele, ndodh e papritura

23:01 | 08 Prill 2021

Barça nis punën për rinovimin me Ousmane Dembele.

Barcelona ka nisur negociatat me menaxherët e Ousmane Dembele, për të rinovuar kontratën që përfundon në verën e 2022-shit.
Plani i klubit katalan është që të blindojnë sulmuesin 23-vjeçar francez deri në verën e 2025-ës, por pa i përmirësuar pagën aktuale.

Për sulmuesin Dembele, Barcelona pagoi 105 milionë euro verën e 2017-ës në arkat e Borussias së Dortmundit, por francezi nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e tij në “Camp Nou”.

Dembele numëron 110 ndeshje me klubin katalan gjatë këtyre 4 sezoneve, teksa ka shënuar vetëm 29 gola. Nëse rinovimi do të dështojë, atëherë drejtuesit e Barcës do të marrin në konsideratë shitjen e tij gjatë verës.

Komento: