Barça e do Lautaron, por ka një problem

16:39 | 27 April 2020

Barcelona s’ka para për ta blerë Lautaron.

Gjiganti katalunas është prekur nga kriza financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus. Barça shpreson që Interi ta ulë çmimin e yllit argjentinas

Shpresat e Barcelonës për ta transferuar Lautaro Martinezin gjatë kësaj vere janë duke u shuar, shkruan Express.

Në fakt, gjiganti katalunas e do sulmuesin argjentinas për sezonin e ardhshëm.

Por, Interi i kërkon hiç më pak se 111 milionë euro për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm.

Mirëpo, kampioni aktual spanjoll gjendet në një krizë financiare shkaku i pandemisë koronavirus.

Për këtë, “Sky Sport Italia” shkruan se Barça do ta ketë të vështirë ta transferojë përfaqësuesin argjentinas.

“Blaugrana” ndërkohë do të shpresojë që “Nerazzurri” ta ulin çmimin për 22 vjeçarin.

Në të kundërtën, klubi spanjoll do të vazhdojë të llogarisë në lojtarët aktualë që i ka në ekip.

Komento: