Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette thuhet se ka dalë si një objektiv i mundshëm transferimi për Barcelonën këtë verë.
Barça po kërkon për zëvendësimet afatgjata të Luis Suarez, me Uruguajin që tani është 32 vjeç,përcjell ORAinfo.
Antoine Griezmann i Atletico Madrid ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Camp Nou në të kaluarën dhe thuhet se është ende objektivi numër një i Barcelonës.
Megjithatë, Mundo Deportivo pohon se gjigandët katalanas tani e kanë identifikuar Lacazette si një alternativë rezervë, nëse ata do të humbasin sërish nga bashkëlojtari i tij Griezmann përsëri.
Lacazette ndan të njëjtin agjent si drejtori i Barcelonës Eric Abidal dhe ka bërë përshtypje këtë sezon me 18 gola në të gjitha garat./ORAinfo/