Barça e Reali me shifra të frikshme, kritikohen keq Milan e Inter

21:07 | 04 Mars 2019

Dy shifra këto në rritje të konsiderueshme.

Me siguri, si drejtuesit e Inter, ashtu edhe ata të Milan kanë studiuar në mënyrë të thelluar statistikat dhe të dhënat lidhur me të ardhurat që gjenerojnë klubet më elitare në botë, falë stadiumeve të tyre.

Fundja, për të arritur në nivelin e gjigantëve të Europës, argumenti stadium nuk është më i evitueshëm.

Edhe sepse me kalimin e viteve, distanca mes klubeve të Milanos dhe elitës së Europës është thelluar në klum. Kështu, për tu rikthyer në maja, është e domosdoshme një zgjidhje. Pikërisht në këtë pikë po punojnë të dy klubet.

Referuar studios “Football Money League” të Deloitte,Inter dhe Milan, në fakt gjenerojnë aktualisht nga “San Siro” respektivisht 35,3 dhe 36,9 milionë euro (+24,3% e +75%).

Dy shifra këto në rritje të konsiderueshme, por që për momentin nuk mund të konkurojnë kurrsesi me klubet e La Liga dhe ato të Premier League.

Sa për sqarim, Barcelona, që udhëheq klasifikimin, arkëton jo pak por plot 144,8 milionë euro në sezon nga “Camp Nou”. Një motivim për të gjithë klubet.

Komento: