Skuadra dhe lojtari po vazhdojnë kontaktet e rregullta.
Skuadra e Barcelonës po e kërkon me ngulm nënshkrimin e sulmuesit të Frankfurt, Luka Jovic.
Plakja e Luis Suarez ka bërë që skuadra katalane të vihet në kërkim të një lojtari që luan në qendrën e sulmit.
Sipas ‘Mundo Deportivo’ marrëveshja Barca – Jovic është akoma larg arritjes, transmeton lajmi.net.
Skuadra dhe lojtari po vazhdojnë kontaktet e rregullta, mirëpo marrëveshja akoma nuk është afër.
Ka akoma shumë rrugë për skuadrën katalane që të arrijë tek marrëveshja me reprezentuesin serb.
Nën radarin e Barcelonës është edhe sulmuesi portugez, Andre Silva, por Jovic pëlqehet më shumë.