Barça ka një plan “B” nëse dështojnë ta marrin Griezman

11:45 | 07 Qershor 2019

Barcelona ka gjetur një plan B nëse nuk e transferojnë Griezmanin.

Barcleona do të tentojë transferimin e Marcus Rashford, nëse dështojnë të arrijnë një marrëveshje me Atletico Madrid për transferimin e Antoine Griezmann.

Katalanët janë në kërkim të një transferimin me plane afatgjate, që do të zëvendësonte Luis Suarezin.

Kampionët e Spanjës janë të lidhur me yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, që ka shprehur haptas dëshirën për t’u larguar.

Nëse dështon transferimi i Griezmann, Barcelona tashmë ka bërë një plan të dytë.

Sipas ‘Sport.es’, Barcelona do të synojë transferimin e yllit të Manchester United, Marcus Rashford./Lajmi/

Komento: