Barça kërkon edhe 300 milionë euro për përfundimin e Camp Nou-t

18:11 | 19 Shtator 2026

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar miratimin e një financimi shtesë prej 300 milionë eurosh për përfundimin e “Spotify Camp Nou”.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të klubit, Laporta tha se vonesat në punime, rritja e kostove të materialeve dhe pamundësia për t’u rikthyer në stadium kanë ndikuar në shpenzimet e projektit.

Sipas tij, fondet e reja do të përdoren për të përfunduar stadiumin dhe për të mundësuar gjenerimin më të shpejtë të të ardhurave.

Laporta e cilësoi përfundimin e “Camp Nou”-t si një nga objektivat kryesorë të klubit për rritjen ekonomike në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se kjo shumë do t’i shtohet financimit të mëparshëm të projektit “Espai Barça”.

Komento: