Barça – Lautaro, ky është lajmi i fundit

15:36 | 05 June 2020

Barça nuk do të mund ta transferojë Lautaron.

Barcelona nuk mund ta transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez, pasi nuk mund ta përballojë financiarisht shumën e dëmshpërblimit për të, ka shkruar të premten gazeta katalunjase ‘Mundo Deportivo’.

Nga ekipi ‘Blaugrana’ asnjëherë nuk është fshehur interesimi për argjentinasin, por pengesa kryesore ka qenë klauzola në kontratën e futbollistit për lirimin e tij, e që është 111 milionë euro dhe për një kohë të caktuar.

Nga klubi italian janë shprehur mohues për të negociuar për lojtarin kryesor dhe e vetmja mundësi është nëse Barcelona, apo ndonjë klub tjetër aktivizon klauzolën. Analisti i futbollit në Mundo Deportivo, Francesc Aguilar, i ka thënë gazetës se situata është e vështirë në klubin katalunjas, pasi për të krijuar fonde duhet të shiten disa nga lojtarët dhe një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, sidomos jo në këtë vit, kur klubet janë të goditura financiarisht.

Komento: