Barcelona vazhdon me fitore.
Barcelona ka shënuar fitore 2:0 në ‘Camp Nou’ duke e mposhtur Leganes, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 29-të të La Ligas.
‘Katalanët’ patën ritëm më të mirë në minutat e parë të takimit, ndonëse rastin më të mirë në këto minuta e patën mysafirët.
Për golin e parë në këtë ndeshje, u desh të pritej deri në minutën e 42’, kur Ansu Fati shënoi mjeshtërisht, pas një asistimi që pranoi nga Junior Firpo.
Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 69’, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Lionel Messi, që realizoi nga penalltia.
Me këtë fitore Barcelona numëron 64 pikë, pesë më shumë se Real Madrid, që të enjten takohet me Valencian.