Barca në dilemë për dy sulmuesit, njërin nga ta do ta transferojë në verë

22:51 | 29 Shkurt 2020

Barcelona po synon transferime të mëdha në verë.

Barcelona është në një dilemë të madhe, sa i përket zgjedhjes për të ardhmen e sulmit.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona janë duke konsideruar emra si Timo Werner dhe Lautaro Martinez për të bërë një lëvizje drejt tyre, gjatë verës, transmeton lajmi.

Klubi katalan ka treguar interes për dy lojtarët, por ylli i Leipzig pritet të kushtojë sa gjysma e asaj që Inter do të kërkojë për Martinez.

Werner është treguar vrastar para portës, në kampionatin elitar të futbollit gjerman, Bundesliga.

Leipzig pritet të kërkojnë rreth 60 milionë euro për kartonin e ëerner, kurse Lautaro do të kushtojë rreth 111 milionë euro.

Të dy lojtarët shihen si zëvendësues afatgjatë të Luis Suarez, që aktualisht është edhe i lënduar.

ëerner është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te skuadra e Liverpool.

Komento: