
Sulmuesi i RB Leipzig, Dani Olmo mbetet në radarin e Barcelonës, zbulon Marca.
Barca thuhet se ka bërë një lëvizje për Olmo vonë në afatin e transferimit përpara vendimit të tyre për të nënshkruar me Luuk de Jong, por ata nuk mund ta përfundojnë marrëveshjen në kohë,përcjell ORAinfo.

Sipas raportit, Barca tani do të bëjë një lëvizje tjetër për Olmo ose në dimër ose verën e ardhshme, dhe mendohet se sulmuesi dëshiron të kthehet në Camp Nou./ORAinfo/