Pavarësisht se Bernardo Silva ka qenë një nga objektivat e Barcelonës në merkaton e transferimeve, gjigantët katalanas e shohin të pamundur kryerjen e operacionit para 1 shtatorit, ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sipas të njëjtit burim në të cilin ‘EFE’ ka pasur akses, pamundësia për t’u marrë me operacionin është për shkak të refuzimit të Cityt për të shitur lojtarin, trajneri i skuadrës angleze Pep Guardiola tashmë ka konfirmuar se lojtari do të qëndronte në Manchester dhe gjendja ekonomike e ekipit ‘Cule, përcjell ORAinfo.
Në lidhje me këtë të fundit, Barcelona thirri nenin 92 të organit të kontrollit financiar të La Liga të shtunën për të regjistruar francezin Jules Kounde./ORAinfo/