Barca dëshiron rinovimin me Puig
Riqui Puig do të pranojë ofertën për rinovimin e kontratës.
Skuadra e Barcelonës është bindur nga paraqitjet e mesfushorit Riqui Puig.
Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Puig po negocion me klubin për vazhdimin e kontratës, transmeton lajmi.
Kontrata aktuale e mesfushorit është valide deri në vitin 2023, por kjo synon të zgjatet nga Barca.
Puig ka pasur shumë hapësira së fundmi nën urdhrat e Quique Setien.
Paraqitjet e lojtarit kanë bërë që Barca të aktivizohet për gjetjen e marrëveshjes për rinovim.