Barça s” është “normal”, e gatshme ta transferojë yllin 100 milionësh

14:09 | 14 Tetor 2019

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet.

Barcelona mund të bëjë një goditje të madhe në afatin e ardhshëm kalimtar.

Skuadra spanjolle kërkon që të transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez.
22- vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh, shumë e përballueshme nga gjigantët e La Ligas.


Sulmuesi është identifikuar si pasardhës i Suarezit në sulmin e Barcës.

Martinezi ka qenë me Interin që nga viti 2018 kur ai u bashkua me Racing Clubin e Argjentinës për një tarifë të raportuar prej 22.7 milionë euro.

Që atëherë, argjentinasi ka luajtur 34 ndeshje në ligë për klubin me qendër në Milano, duke shënuar tetë gola.

Komento: