Barcelna – Guehi, lajm i papritur nga Spanja

13:30 | 26 Dhjetor 2025

Interesi i FC Barcelonës për Marc Guéhi është zbehur ndjeshëm.

Qendërmbrojtësi i Crystal Palace ishte ndjekur nga klubi katalanas dhe ishin zhvilluar edhe kontakte me agjentët e tij, por dallimet e mëdha financiare kanë bërë që negociatat të ftohen.

Prej javësh nuk ka pasur komunikim mes palëve, ndërsa klube si Liverpool dhe Bayern Mynih janë shumë më aktive dhe në avantazh për firmën e mbrojtësit anglez, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Barcelona, nga ana e saj, po shikon alternativa të tjera për verën, me fokus te një mbrojtës qendror “top”, duke lënë gjithnjë e më në plan të dytë pistën Guéhi.

Komento: