
Problemet ekonomike të Barcelonës ishin pengesa kryesore për kontratën e re të Leo Messit. Lajmi për prishjen e negociatave pati disa pasoja, por nuk ndryshoi rutinën e dyqaneve zyrtare të klubit, të cilët vazhdojnë të shfaqin bluzat me emrin e argjentinasit, të cilat ndër të tjera zënë shumicën e dyqaneve.
Kjo është arsyeja pse me lamtumirën e “pleshtit” hapet një plagë tjetër në arkat e klubit. Siç shpjegohet nga AS, në fakt, pritet një rënie e shitjeve të fanellave të Barçës.Do të ishte e mjaftueshme të merret parasysh se për momentin 70% e uniformave zyrtare të shitura përfaqësohen nga numri 10.
Siç shpjegohet nga gazeta spanjolle, fanellat me emrin dhe numrin e Leo Messit mund të shiten deri më 1 tetor. Përfundimi i marrëveshjes midis klubit dhe argjentinasit do të thotë që së shpejti në dyqanet zyrtare nuk do të shfaqet më numri 10.
Ligji spanjoll e parashikon atë, që do të thotë se të gjitha fanellat që do të mbeten të pashitura në atë datë nuk do të jenë më në gjendje të shfaqen në treg, madje as në internet.
Çdo tifoz i Barçës do të ketë si objektiv të blejë fanellën e fundit të argjentinasit. Por sapo të mbarojë efekti Messi … nuk dihet se çfarë do të ndodhë!