Barcelona afër marrëveshjen së madhe, po e transferon super-lojtarin

20:56 | 03 Gusht 2019

Duket se Barcelona do ta bëjë edhe një tjetër transferim.

Barcelona është afër ta kompletojë transferimin e mbrojtësit anësor të Real Betisit, Junior Fripes. E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se dy klubet janë në fazë të avancuar në negociata.

Trajneri Ernesto Valverde ka qenë duke e kërkuar një mbrojtës të krahut të majtë gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që dëshiron ta ketë një opsion tjetër për atë pozitë përvec Jordi Albas. Tani duket se dëshirat e tij do të plotësohen.

22-vjeçari pritet të transferohet në kryeqytetin katalonas gjatë kësaj fundjave për t’i kryer edhe testet mjekësore.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për rreth 25 milionë euro, sipas të përditshmes tjetër spanjolle, Mundo Deportivo.

Valverde, i cili e kishte kërkuar specifikisht transferimin e Firpos, do të mundë ta sjellë të riun në skuadrën e tij për mini-turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të fillojë të hënën, nëse negociatat shkojnë ashtu siç pritet.

Firpo u stërvit si zakonisht të shtunën në mëngjes dhe trajneri i Betisit, Rubi, pritet ta konfirmojë së shpejti skuadrën e tij për miqësoren e së dielës kundër Raja de Casablanca. Atëherë do të kuptohet nëse transferimi do të jetë i menjëhershëm apo do të presë deri javën tjetër.

Komento: