Barcelona afër marrëveshjes me Moratan

11:08 | 01 Janar 2022

Barcelona pajtohet për Moratan

Alvaro Morata me shumë gjasë do të jetë lojtari i radhës që i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

Ylli spanjoll po kalon një aventurë në ‘Allianz Stadium’, por është i hapur për të kaluar në ‘Camp Nou’.

Raportimet nga Evropa bëjnë të ditur se Biankoneri nuk do të shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së Morata nga Atletico Madrid, në fund të sezonit, përcjell lajmi.

Në këtë situatë, Barca ka gjetur marrëveshje me lojtarin që ai t’i bashkohet klubit, por të dyja palët duhet të presin për Juven që të gjejë një zëvendësues për spanjollin.

Kalimi i Morata te Barca do të bënte bujë të madhe, pasur parasysh faktin se ai është aktivizuar me dy skuadrat madrilene më parë

Komento: