
Kjo e hënë mund të jetë një ditë kyçe në të ardhmen e futbollistit të Barcelonës, Pablo Martín Páez Gavira ‘Gavi’ pasi siç mësoi Helena Condis, mesditen e sotme u zhvillua një takim mes përfaqësuesit të lojtarit, Iván de la Peña, dhe Mateu Alemany, drejtor sportiv të Barcelonës.
Pasi takimi ka përfunduar dhe siç raportohet nga Helena Condis në Deportes COPE, ka optimizëm nga të dyja palët, përcjell ORAinfo.

Barça do t’i dërgojë De la Peña-s propozimin e fundit për kontratë ku Gavi do të ketë një rekord të ekipit të parë, një kontratë deri në vitin 2027 dhe një klauzolë prej 1,000 milionë euro./ORAinfo/