Barcelona është shumë afër transferimit të Julian Araujos në orët e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi katalunas është afër marrëveshjes me LA Galaxy.
Araujo ka rënë dakord për kushtet personale dhe tani thuhet se është në pritje të miratimit përfundimtar.
21-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Ai shihet si zëvendësues i Hector Bellerinit, i cili po e kompleton transferimin te Sporting Lisbona.
Araujo në total deri më tani ka regjistruar 109 paraqitje me LA Galaxy, ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me 14 asistime.
Julian Araujo numëron edhe tri paraqitje me Kombëtaren e Meksikës.